Dikur kundërshtarë, por e gjithë familja e tij në mbështetje të Gjestit? Ja se për kë bëhet fjalë
Drilon Rama, fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka ndarë një mesazh të veçantë nga nëna e tij, duke treguar mbështetje për Gjestin, një nga banorët më të përfolur të Big Brother VIP Albania, por kujtojmë se në formatin e mëparshëm ata ishin “kundërshtarë”.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, Driloni ka zbuluar se nëna e tij po e përjeton situatën e Gjestit në shtëpinë e BBVA në një mënyrë të ngjashme me përvojën e tij në BBVK.
Ajo i ka kërkuar që të ndërhyjë për Gjestin, i cili është në nominim dhe po përballet me shumë vështirësi brenda shtëpisë.

Në mesazhin që Driloni ka shpërndarë, nëna e tij thotë:
"Të gjithë janë kundër tij, ashtu siç ishin kundër teje, edhe Gjesti duhet të fitojë."
Ky postim ka shkaktuar një valë reagimesh nga ndjekësit, të cilët kanë filluar të spekullojnë nëse Driloni do të mbështesë Gjestin dhe se si kjo mund të ndikojë në fatin e tij në këtë edicion të Big Brother, duke shtuar kështu dhe mbështetjen e fansave të tij.
Tani mbetet të shihet nëse Driloni do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, si dërgimi i një droni apo parashute për të treguar përkrahjen e tij.
