VIDEO/ Rrugët në ishullin Elba në Itali kthehen në lumenj, shpëtohen dhjetëra banorë të bllokuar në banesa dhe makina
Moti i keq goditi mbrëmë ishullin Elba, i cili ndodhet përballë bregdetit të Toskanës.
Zjarrfikësit janë mobilizuar menjëherë për të shpëtuar dhjetëra banorë, të cilët nuk kanë mundur të largohen nga banesat e tyre pasi niveli i ujit u rrit shpejt për shkak të shiut të pandërprerë.
Spitali i ishullit u mbyll për shkak të rrugëve të përmbytura, ndërsa shumë makina u përfshinë nga ujërat e vrullshëm.
Njëzet e tetë shoferë, të bllokuar brenda makinave të tyre, u shpëtuan falë ndihmës së zjarrfikësve dhe anëtarëve të Mbrojtjes Civile.
Një shkollë kërcimi, e cila strehonte nëntë fëmijë dhe tre mësues, u evakuua gjithashtu, si dhe një piceri.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Kryebashkiaku u kërkoi banorëve të shmangin udhëtimet, ndërsa shkollat në ishullin Elba do të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën.
This is Bagnaia, a hamlet of Portoferraio on Elba Island, Italy tonight....???????? pic.twitter.com/TcBeqfMmcK
— Volcaholic ???? (@volcaholic1) February 13, 2025
