VIDEO/ Incidenti para ambasadës turke në Londër, plagoset një person

 

Një burrë është sulmuar me thikë pasditen e së enjtes jashtë ambasadës turke në Londër. Ngjarja u regjistrua pasi i plagosuri ndodhej para ambasadës turke dhe po mbante në duar Kuranin të cilit i kishte vënë flakët.

VIDEO/ Incidenti para ambasadës turke në Londër, plagoset

I acaruar nga ky gjest një person reagon dhe përplaset me të. Nga pamjet e publikuara duket një burrë i cili e godet me shkelma të riun dhe në dorë ka edhe një thikë.

Pas sulmit i riu është dërguar në spitalin ku po trajtohet, pasi ka pësuar lëndime në gishtat e dorës teksa vetëmbrohej. Autori është arrestuar për armëmbajtje dhe lëndim të rëndë rënda trupore.