Mbreti Charles vë në siklet koreano-jugorin Heung-Min Sonin me pyetjen që i bëri

Ndërsa Mbreti Charles vizitonte arenën, ai takoi Son dhe kryetarin e klubit Daniel Levy, takim që u shpëtoi kamerave.

Gjatë bisedës së tyre, Mbreti Charles e pyeti Son për ndeshjen e ardhshme të Tottenhamit, për të cilën sulmuesi u përgjigj se do të përballeshin me Manchester United të dielën.

Mbreti më pas pyeti nëse skuadra kishte një shans të mirë për të fituar, dhe Son u përgjigj me optimizëm “Shpresoj që po!”.

Sidoqoftë, gjërat u bënë më të pakëndshme kur Charles pyeti nëse skuadra ishte ‘në gjendje të mirë’, duke pasur parasysh vështirësitë e Spurs nën drejtimin e Ange Postecoglou.

Son hezitoi përpara se të pranonte se po kalonin një periudhë të vështirë, por e siguroi Mbretin se po punonin shumë.