Ngjarje në Kosovë/ Identifikohet 42-vjeçari që humbi jetën brenda një lokali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2025, 15:44
Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbasditen e sotme në Skënderaj të Kosovë, ku si pasojë humbi jetën një person.
Policia e Kosovës bën të ditur se viktima është një 42-vjeçar. Gjithashtu vrasja ka ndodhur brenda një lokali në Skënderaj.
Njoftimi i policisë:
Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës.
