Makina drejt turmës në Mynih, disa të plagosur të raportuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 11:22
Një makinë ka përplasur një grup me njerëz në Mynih të Gjermanisë, duke lënë disa të plagosur.
Mediat gjermane raportojnë për të paktën 15 të plagosur. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është arrestuar.
Një operacion policor në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar pranë stacionit qendror të trenit dhe oficerët po punojnë për të verifikuar se çfarë ka ndodhur, tha një zëdhënës pa dhënë detaje të mëtejshme./abcnews.al
