Zgjedhjet e 11 majit/ Drejtuesi i fushatës elektorale të Trump do të drejtojë fushatën e PD-së

Kur na ndajnë edhe tre muaj nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Demokratike ka nisur një bashkëpunim të ngushtë me ata që punuan krah për krah me presidentin amerikan Donald Trump.

Raportohet se drejtuesi i fushatës elektorale të Presidentit Amerikan Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtoje fushatën e Partisë Demokratike në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.

Christopher LaCivita është konsulenti politik, i cili do te punojë me Sali Berishën gjatë gjithë periudhës zgjedhore.

Mësohet se LaCivita është sot ne Tiranë, dhe do te prezantohet nga Sali Berisha në konferencën e ores 11.00./PANORAMA