Rrëzohet një avion pranë aeroportit të Moskës, vdesin dy personat në bord

Një avion i vogël u rrëzua pranë aeroportit Myachkovo të Moskës ditën e sotme, ndërsa raportohet se si pasojë e përplasjes dy personat në bord kanë mbetur të vdekur.

Avioni i modelit Tecnam P-2002JF Sierra u rrëzua në një fushë pranë aeroportit. Ish-piloti ushtarak Vitaly Kiyashko ishte në mesin e dy personave të vrarë në një aksident të lehtë avioni në Rajonin e Moskës, raportoi TASS.

“Ish-piloti ushtarak Vitaly Kiyashko, i cili ishte një instruktor fluturimi, ishte në mesin e dy personave të vrarë në aksident. Personi tjetër në bord, i cili gjithashtu humbi jetën në aksident, ishte gjithashtu një instruktor fluturimi,”, shkruajnë mediat ruse.