USAID, jo për të gjithë/ Rubio: Vetëm programe për prioritetet strategjike të SHBA-së

Administrata e Donald Trump do të rivlerësojë të gjitha programet e USAID  pas vendimit të presidentit të SHBA për Ngritjen e ndihmës ndaj vendeve të huaja.

Kriteret kryesore për përjashtim do të jenë nëse një program mbështet prioritetet strategjike dhe diplomatike të SHBA-së, tha Sekretari Amerikan i Shtetit

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, thotë se administrata Trump po kontakton me misionet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit për të identifikuar dhe përcaktuar programet që do të përjashtohen nga urdhrat e përgjithshëm të ndalimit të punës.

Të gjithë punonjësit me kontratë të Agjencisë do të pezullohen të premten dhe janë lajmëruar të kthehen në SHBA, pasi presidenti Donald Trump urdhëroi ngrirjen e shumicës së ndihmave të SHBA për vendet e huaja, muajin e kaluar, vendim që preku edhe  programme në Shqipëri.

Trump dhe ndihmësit e tij thonë se duan të sigurohen që miliarda dollarë ndihma amerikane, përfshirë ndihmën humanitare të shpërndarë në mbarë botën, të jenë në përputhje me politikën e tij  Amerika e Para.

Ai i ngarkoi miliarderit Elon Musk, i cili ka akuzuar USAID-in për korrupsion pa ofruar prova, detyrën e zvogëlimit të kësaj agjencie.

Udhrat për ndalimin e punës kanë pezulluar pjesën më të madhe të ndihmës së agjencisë në mbarë botën dhe qindra kontraktorë janë pushuar nga puna.

Megjithatë vendimi ka disa përjashtime, duke përfshirë ato që cilësohen "programet e përcaktuara posaçërisht."

"Kjo gjuhë është e qëllimshme, sepse tani do të na duhet të punojmë ... për të identifikuar se cilat programe duhet të përcaktohen posaçërisht dhe për këtë arsye të përjashtohen nga ai urdhër," tha Rubio në një konferencë për shtyp nga Guatemala

Kriteret për përjashtime do të jenë nëse një program përparon interesat kombëtare të SHBA-së dhe është në përputhje me to. "Dhe ato që nuk janë, nuk do të vazhdojnë," shtoi Rubio.

Ai përsëriti akuzën e tij se stafi i USAID-it nuk po bashkëpunonte me përpjekjet e administratës për të mësuar më shumë rreth programeve, por tha se stafi i Departamentit të Shtetit që punon për programe të ngjashme po ofronte informacion për administratën. Rubio  nuk dha detaje për ato përjashtime.

Ndihma ushqimore emergjente nuk u përfshi në ngrirjen e gjerë të ndihmave të huaja, por mungesa e detajeve kanë lënë grupet e ndihmës të pasigurta nëse puna e tyre mund të vazhdojë.

Të mërkurën, Reuters raportoi se Shtetet e Bashkuara kanë ndaluar blerjet për programet e ndihmave ushqimore jashtë vendit, pavarësisht vendimit

Ngrirja e blerjeve të grurit, sojës dhe mallrave të tjera të prodhuara nga fermerët amerikanë mund të pengojë ose të ndalojë operacionet e organizatave që ofrojnë miliona tonë ushqime çdo vit në disa nga vendet më të varfëra të botës.