Zjarr masiv në një ndërtesë në New York
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 12:10
Mbrëmjen e lënë pas, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Harlem, në New York.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të New Yorkut, ekipet e para i janë përgjigjur alarmeve të një zjarri që shpërtheu pak para orës 21:00 sipas kohës lokale në një ndërtesë pesëkatëshe.
Sipas raportimeve, banesa që ndodhet në udhëkryqin e bulevardeve Lenox dhe Powell, ishte e braktisur.
Mediat raportojnë se 170 zjarrfikës dhe personel të shërbimit të urgjencës mjekësore janë në vendngjarje, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar deri më tani.
