''Porta'' mes oqeaneve, jo falas/ Panamaja mohon pretendimin e SHBA-së për tranzitin e anijeve të qeverisë
Autoriteti i Kanalit të Panamasë mohoi pretendimin e Departamentit ameriakan të Shtetit se anijet qeveritare amerikane do të mund të kalonin kanalin pa paguar tarifa, duke shtuar kështu tensionet pas kërcënimit të presidentit Donald Trump për të rimarrë kontrollin e këtij kalimi strategjik që lidh Oqeanit Atlantik me Oqeanin Paqësor.
Autoriteti i kanalit, një agjenci autonome e mbikëqyrur nga qeveria panameze, tha në një deklaratë se nuk ka bërë asnjë ndryshim në tarifat ose të drejtat për të kaluar kanalin, duke shtuar se kjo deklaratë ishte një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pretendimeve të SHBA-së.
Departamenti i Shtetit të SHBA-së, tha më herët të mërkurën se qeveria panameze kishte rënë dakord të mos tarifonte më anijet qeveritare amerikane për kalimin e kanalit, një veprim që do t'i kursente SHBA-së miliona dollarë në vit.
"Me përgjegjësi të plotë, Autoriteti i Kanalit të Panamasë, siç e ka theksuar më parë, është i gatshëm të zhvillojë një dialog me zyrtarët përkatës amerikanë lidhur me tranzitin e anijeve luftarake nga ai vend," u përgjigj autoriteti i kanalit.
Kanali i Panamasë është bërë një temë e nxehtë për administratën Trump, pasi presidenti republican e ka akuzuar këtë për tarifim të lartë mbi një nga rrugët më të ngarkuara tregtare në botë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka pretenduar gjithashtu në mënyrë të përsëritur se Panamaja ia ka dorëzuar kontrollin e kanalit Kinës, një akuzë që si Panamaja ashtu edhe Kina e mohojnë.
"Nëse parimet, si morale ashtu edhe ligjore, të këtij gjesti madhështor nuk respektohen, atëherë do të kërkojmë që Kanali i Panamasë të na kthehet, i plotë dhe pa asnjë diskutim," tha Trump muajin e kaluar.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, u takua me presidentin panamez Jose Raul Mulino këtë javë gjatë një turneu në Amerikën Qendrore, ku mori premtimin e vendit të amerikës qëndrore për ty tërhequr nismat e bashkëpunimit me Kinën
Panamaja ka hedhur poshtë vazhdimisht kërcënimin e Trump për të rimarrë kontrollin e kanalit, i cili për dekada me radhë ishte ndërtuar dhe administruar kryesisht nga SHBA-ja.
Shtete e Bashkuara të Amerikës sipas një marrëveshje të arritur në vitin 1977, ia dorëzuan kontrollin Panamasë në vitin 1999
