Të enjten përballja e anuluar me Fiorentinën, Inzagi pritet të vendosë mes Calhanoglu dhe Asllanit
Të enjten do të vendoset se si do të vijojë renditja në kampionatin italian të futbollit.
Napoli vijon kryesimin me 54 pikë, por me një ndeshje me shumë nga inter që qëndron në vendin e dytë me 51 pikë.
Pritet që ndeshja e ndërprerë me fiorentinën në 22 dhjetor, të vulosë se si do të vijojë sfida në Serinë A, ndërsa Simone Inzagi ka nisur llogaritë se kush do të jetë 11mbëdhjetëshja që do të zbresë në fushë.
Një nga pikëpyetjet mbetet futja në lojë e mesfushorit kuq e zi Kristjan Asllanit apo Hakan Calhanoglu.
Sezoni 2024-2025 nuk ka qenë më i miri për këtë të fundit.
Dëmtimete vazhdueshme e penalizuan në të paktën 10 ndeshje, teksa mbetet në pikëpyetje nëse tekniku I I të zikaltërve do ta aktivizojë në përballjen me Fiorentinën.
Mundësia tjetër është që ai të ndajë minutat me mesfushoirin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ose që ky I fundit të luajë si titullar.
E përditshmja “Gazzetta dello Sport” tha se Inzagu pritet të marrë vendimin gjatë kësaj të mërkure, teksa vlerësoi rolin kyc të turkut për mbajtjen në ekuilibër të skuadrës.
Hakan Calanoglu u rikthye të dielën në fushën e blertë, në derbin Milan-Inter, pas të paktën 3 javësh nga ndeshja e fundit.
Kujtojmë se në finalen e Superkupës së Italisë, Calonglu dëmtoi muskujt, cka e penalizoi në të paktën 6 ndeshje gjithsej.
Në krahasim me sezonin e kaluar, mesfushori turk është aktivizuar shumë herë më pak këtë vit, duke plotësuar minutazhin pothuajse të plotë në vetëm 7 ndeshje. Në 15 sfida gjithsej të Serisë A, ai ka arritur të shënojë 4 gola dhe 2 asiste.
Fiorentina-Inter do të luhet të enjten në mbrëmje në orën 20:45, në stadiumin “Artemio Franchi”. kujtojmë që ndeshja u ndërpre në mes, më 22 dhejtor të vitit të kaluar, pasi mesfushori Eduardo Bova ra pa ndjenja ne fushë
