Çfarë i ndodhi? Mbrojtësi i Partizanit shfaqet me të nxira në fytyrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 21:29
David Atanaskoski, mbrojtësi i ri i Partizanit, ka tërhequr vëmendjen gjatë stërvitjes së ekipit para sfidës me Laçin, pasi u shfaq me të nxira në fytyrë.
Fotoja e postuar nga klubi ka ngjallur kuriozitet, pasi nuk dihen ende arsyet e gjendjes së tij.
Një mundësi që po diskutohet është që futbollisti mund të ketë pasur ndonjë problem në sy, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.
Atanaskoski ishte një nga afrimet e dimrit të Partizanit dhe po kthehet në skuadër pas një periudhe që kaloi jashtë gjatë verës.

