Kualifikueset e Futsallit/ Shqipëria mbyll përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Armenisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 11:20
Shqipëria e Futsallit ka lënë pas humbjen me Armeninë dhe ka nisur përgatitjet që prej të hënës për takimin e dytë të kthimit po ndaj skuadrës armene, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2026.
Kuqezinjtë e Futsallit po stërviten në Parkun Olimpik “Feti Borova” nën drejtimin e trajnerit Erind Resuli.
Grupi i plotë kreu pasditen e djeshme stërvitjen e fundit në prag të sfidës së sotme ndaj Armenisë, që do të luhet në Parkun Olimpik “Feti Borova” në orën 19:00.
I gjithë grupi gëzon shëndet të plotë dhe është gati për ndeshjen e sotme, ku objektivi janë tre pikët.
