“DeepSeek” bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Aplikacioni i inteligjencës artificiale DeepSeek nga Kina u ndalua në dyqanet e aplikacioneve të Apple dhe Google në Itali, pasi autoriteti i mbrojtjes së të dhënave i këtij shteti kërkoi detaje rreth përdorimit të të dhënave personale.

Komisioni i Mbrojtjes së të Dhënave i Irlandës gjithashtu kërkoi informacione rreth përpunimit të të dhënave të përdoruesve irlandezë nga DeepSeek, shkruan Reuters. 

DeepSeek vazhdoi të funksiononte për përdoruesit që kishin shkarkuar tashmë aplikacionin dhe mbeti i qasshëm në shtete të tjera të BE-së.

Ndërkohë, Gjermania po monitoron aplikacionet e inteligjencës artificiale për ndërhyrje të mundshme para zgjedhjeve të saj kombëtare.