VIDEO/ "Kam fëmijë, ti nuk i ke"-'G*diti' Rozanën në pikën e saj të dobët, Gerta Gixhari në 'Glamour Zone': Doja ta ab*rtoja fëmijën e dytë, doktoresha më spiunoi...
Një situatë e tensionuar ka ndodhur para pak ditësh mes Rozana Radit dhe Gerta Gixharit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gjatë një diskutimi për lojën me përgjigje, Gerta dhe Rozana debatuan, pasi njera i tha tjetres "mos fol ashtu se je nënë fëmijesh".
"Po kam femijë dhe ti nuk ke, mos e përdor kete gje", ishte pergjigja e Gertës.
Kujtojmë se para 4 vitesh, Gerta Gixhari, ka qenë e ftuar në emisionin 'Glamour Zone' në 'Ora News', ku ka rrëfyer përballë moderatores Ester Bylyku, një copëz të së shkuarës së saj.
Gerta foli për shtatëzaninë me djalin e dytë, ku u shpreh se nuk ishte gati për diçka të tillë, duke shtuar: 'Nuk i tregova as bashkëshortit dhe as familjes sime për shtatëzaninë, por u nisa drejt doktoreshës që është kujdesur për vite për mua, dhe mora vendimin ta hiqja fëmijën.
Ajo u përpoq të më bindte duke më thënë se fëmija dytë është më i lehtë se i pari, më kërkoi të mendohesha dhe u nisa për shtëpi. Ndërkohë që ajo telefonon bashkëshortin tim dhe e njofton për gjithçka. Ai telefonon familjen time dhe së bashku organizojnë një festë. Nuk vihej në diskutim që të hiqja fëmijën.' (qesh)
