VIDEO/ Dua Lipa dhe i fejuari i saj shfaqen më të dashuruar se kurrë në Paris, kërcejnë poshte kullës Eifel

Këngëtarja e famshme botërore me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Callum Turner janë shfaqur më të dashuruar se kurrë. Çifti i sapofejuar ishin në Paris për Javën e Modës dhe dukej se ishin përfshirë në frymën e Qytetit të Dashurisë.

Dyshja u fotografuan në Trocadero me pamje nga Kulla Eifel, ndërsa shkëmbyen puthje dhe përqafime me njëri-tjetrin. Më pas çifti filloi të kërcente, siç shihet në një video të publikuar nga Daily Mail.

Çifti, i cili filloi lidhjen në janar 2024, u fejuan në fund të vitit të kaluar. Miqtë e dyshes thanë se janë të emocionuar për martesën e tyre dhe se janë të çmendur pas njëri-tjetrit.