Hapet zarfi, i eleminuari i mbrëmjes së sotme është...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 00:10
Gert Ferra eliminohet nga gara për çmimin e madh të “Big Brother VIP”.
Në një televotim me Valbonën, Jozin, Rozanën, Aldon, Livian, Loredanën, Laertin, Gerti rezultoi më i votuari i publikut për ta larguar nga loja.
Dalja e tij ishte festë për disa prej banorëve. Valbona, Laerti, Rozana dhe Livian nuk e përcollën ish-banorin, ndërsa shkëmbyen përqafime mes tyre. “Kjo është për babin tim që ma ka fyer aty ku është”, u shpreh Rozana.
