VIDEO/ Avioni bën ulje emergjente për shkak të turbulencave! Raportohet për 6 pasagjerë të plagosur në SHBA
Një aeroplan i United Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente pas turbulencave të forta gjatë një fluturimi nga Nigeria në Shtetet e Bashkuara, duke plagosur gjashtë pasagjerë.
Në videot e publikuara nga brenda avionit 613, me destinacion Uashingtonin, duken momentet e panikut në bord dhe korridoret e mbushura me objekte.
Linja ajrore tha në një deklaratë se ishte një çështje teknike që shkaktoi ngjarjen e papritur. Mësohet se Boeing 787-8, kishte në bord 245 pasagjerë, tetë anëtarë të ekuipazhit dhe tre pilotë.
“FlightRadar24” regjistroi avionin duke bërë një ulje të papritur 93 minuta pas ngritjes, për shkak të turbulencave të forta.
“Aeroplani u ul i sigurt në Lagos. Katër pasagjerë dhe dy stjuardesa pësuan lëndime të lehta, u dërguan në spital për ndihmën e parë dhe janë liruar”, tha një zëdhënës i United Airlines.
Sipas informacioneve, i njëjti avion u detyrua të bënte ulje emergjente edhe disa ditë më parë teksa kryente të njëjtën rrugë, por ende nuk është sqaruar nëse incidentet kanë lidhje me njëri-tjetrin.
TRAUMA AS PASSENGER NARRATES THEIR NEAR DEATH EXPERIENCE ON UNITED AIRLINES
— HBones Media (@HbonesMedia) January 26, 2025
Please thank God for me. Last night we had a harrowing experience on United flight from Lagos to Washington, DC.
The plane was spiraling out of control, lost its navigational and other tools.
We had… pic.twitter.com/llEtuSqqLV

