Izraeli në shfaqjen ajrore të Parisit, Netanyahu bisedë telefonike me Macron
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2025, 22:24
Kryeministri Benjamin Netanyahu pati këtë të diel një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili e siguroi atë se kompanitë izraelite do të jenë në gjendje të marrin pjesë në shfaqjen e ardhshme ajrore në Paris të planifikuar për në qershor , njoftoi zyra e Netanyahut.
Në deklaratë thuhet se Netanyahu dhe Macron diskutuan gjithashtu një sërë çështjesh, duke përfshirë zhvillimet në Liban dhe Rripin e Gazës, raportoi The Times of Israel.
Në tetor të vitit të kaluar, Macron urdhëroi që kompanitë izraelite të ndaloheshin të merrnin pjesë në shfaqjen ajrore të Parisit dhe parada të tjera ushtarake, dhe ky vendim u anulua më vonë nga një gjykatë franceze.
Qeveria më pas njoftoi se do të bënte një apel.

