Përmbytja e autobusit në Bolivi/ 19 të vdekur, mes tyre dhe tre fëmijë, në pranga shoferi (VIDEO)

Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe u përmbys në jug të Bolivisë.

Policia shprehet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Autobusi ishte nisur nga La Paz për në Villachon, në kufi me Argjentinën.

Në një kthesë, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys.

Fatkeqësisht 19 humbën jetën mes tyre 14 gra, tre burra dhe dy fëmijë. Nëntë persona të tjerë, përfshirë shoferin, i cili u arrestua, u plagosën.