Elon Musk "trazon ujërat": Emri i ri i Kanalit Anglez do të jetë Kanali i George Washington

Manjati i teknologjisë, Elon Musk ka trazuar ujërat me një postim të bërë në rrjetin e tij social "X". Musk shkruan se Kanali Anglez, ngushtica që ndan Britaninë e Madhe nga Franca, duhet të ndryshojë emrin dhe të emërohet Kanali i George Washington.

Ende nuk dihet nëse postimi e tij është paralajmërim për një dekret apo ndryshim të ardhshëm nga administrata e Donald Trump, pjesë e së cilës është dhe Musk. "Emërtimi i ri për zonën ujore që ndan Anglinë nga Franca," shkruhet në postimin e Musk. 

Presidenti Trump ka nënshkruar deri tani dy dekrete, ku Gjirin e Meksikës e ka emëruar Gjiri Amerikan dhe malin Denali në Alaskë e ka emëruar Mali McKinley për nder të Presidentit të 25-të të Shteteve të Bashkuara, William McKinley.