Banka Botërore: Rritja ekonomike e Shqipërisë në 2025-n parashikohet në 3.5 %! Turizmi, motori kryesor
Rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2025 parashikohet jetë në nivelin 3.5 % sipas Bankës Botërore, ndërsa në vitin pasardhës projektohet 3.3 %.
Turizmi pritet të jetë motori kryesor që pritet të udhëheqë rritjen ekonomike përgjatë këtij viti sipas analizës së bërë në raportin e perspektivës ekonomike të institucionit ekonomike botëror.
Në 3 raportet më të fundit ndërkombëtare mbi perspektivën ekonomike për vitin 2024, Banka e Shqipërisë ka parashikimin më të lartë për zhvillimin ekonomik me 3.9% nga 3.6% të parashikuar nga OKB dhe 3.5% nga Banka Botërore.
Perspektivat e rritjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor janë të ndryshme nga secili shtet.
Serbia pritet të ketë rritjen më të lartë ekonomike për të dy vitet e ardhshme me 4,2%, ndjekur më pas nga Kosova me 3,9% në 2025-ën, dhe 4% në 2026-ën.
Sipas të dhënave zyrtare, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi qëndrojnë më afër njëri-tjetrit me një rritje më modeste, përkatësisht me 3,5% dhe 3,2%.

