SPAK zgjeron kompetencat/ Shella: Zgjerimi duhej të kishte ndodhur dy vite më parë
Eksperti për gjyqësorin, Gerti Shella në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjerimi i kompetencave të SPAK-ut, duhej të kishte ndodhur dy vite më parë.
Shella: Marrja e kompetencave duhej të kishte ndodhur në mos gaboj dy vite e gjysëm më parë, por atëherë për shkak të rrethanës që organet e vettingut nuk kishin realizuar procesin për të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve u bë një ndryshim në Kushtetutën e Shqipërisë për ta zgjatur afatin e veprimtarisë së tyre.
Ndërkohë që marrja e funksionit, pra vettingu në një kuptim si çdo ndoshta organ gjyqësor në Republikën e Shqipërisë edhe këto organet e Vettingut pra vlerësimit paraprak fillimisht gjysëm administrative dhe mandej KPA që është dhomë mirëfilli e gjykatës Kushtetuese janë të vonuara.
Pra si gjykatat ashtu edhe Vettingu arkivuan vonesa.
Vonesat nuk flasin mirë kur vjen puna për të bërë analizën e performancës së tyre.
Ndoshta më mirë që u vonua sepse po ti kishin bërë sipas planit dhe afatit gjykatat do të kishin ngelur dy vite e gjysëm më përpara akoma më bosh se ç’janë sot.
