Kedhi: Trump, i vendosur për të mbajtur premtimet e dhëna, SHBA u drejtua keq nga marksistët e majtë që sulmuan njeriun në qenien e tij

Pak orë pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi disa urdhra ekzekutivë dhe direktiva për të vendosur vulën e tij mbi administratën e re amerikane, në çështje që përfshijnë energjinë, faljet penale dhe imigracionin.

Lidhur me këto çështje Nikola Kedhi në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News”, u shpreh se edhe në fjalimin e tij të betimit, Presidernti Donald Trump u shpreh i vendosur për të realizuar të gjitha premtimet e bëra në fushatë.

“Me këto premtime, mora votën tuaj me këto premtime dhe kam ndërmend t’i mbaj. Dhe këtë e tregoi me 200 dekretet që ai firmosi që në ditën e parë që nga ekstradimi i emigrantëve dhe i kriminelëve në vendet e tyre. Çështja e energjisë për ta bërë të pavarur Amerikën nga energjia dhe për të bërë të mundur eksportimin e saj në vendet e tjera, kjo edhe për të ulur varësinë nga ekonomia ruse të vendeve të Evropës.

Po ashtu çështjet e kulturës që kanë qenë në sulm nga e majta marksiste që udhëhoqi vendin në këto vite që nga dekreti që sanksion dy gjini si dhe çështjet e tjera, si dalja nga traktati i klimës i Parisit.

Trump m’u duk i maturuar nga problemet që kanë lënë administrata burokrate Biden ndërkohë që u kuptua se Presidenti Biden nuk ka qenë në shëndet të plotë mendor. Po i lë Presidentit Trump një botë në luftë dhe konflikte të shumta,një situatë jo të mirë brenda në Amerikë, njësulm që i ishte bërë individit me qenien e tij me ndryshimet e gjinive sepse deri këtu kishin arritur që të bënin një njeri pa identitet, pasi një i tillë kontrollohet më lehtë nga makineria burokratike.

Natyrisht ai nuk mund të thoshte fjalë të mira për një administratë që ka lënë gjithë këto probleme nga pas”, u shpreh Kedhi.

NDIQNI ANALIZËN E PLOTË TË NIKOLA KEDHIT NË “ORA NEWS”