Meloni pas inaugurimit të Trump: Italia do të kontribuojë gjithmonë në forcimin e dialogut midis SHBA-së dhe Evropës

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri amerikan Donald Trump në Kapitol. Pas betimit të Trump, Meloni ka publikuar një postim në platformë “X” ku e ka uruar për rikthimin në detyrë.

Ajo shkroi se është e sigurt që miqësia e kombeve dhe vlerat që i bashkojnë do të vazhdojnë të forcojnë miqësinë e Italisë me Shtetet e Bashkuara duke adresuar bashkërisht sfidat ndërkombëtare dhe duke ndërtuar një të ardhme sigurie dhe prosperiteti për popujt.

Meloni shtoi se Italia do të kontribuojë gjithmonë në forcimin e dialogut midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, i cili është një shtyllë kryesore për stabilitetin dhe zhvillimin e komuniteteve tona.