Betimi si president i SHBA-së, Ndrenika: Ja cilat janë përparësitë e presidencës së Trump

Gazetari, Denion Ndrenika në një intervistë në Ora News u shpreh se Trump gjatë fushatës e ka vënë theksin tek ekonomia.

Ndrenika: Donald Trump rikthehet në Stëpinë e Bardhë pas një mandati jo të njëpasnjëshëm, pra me një mandat pushim.

Përparësitë e presidencës së Trump i cili u prit nga presidenti Biden para pak minutash padyshim që do jenë pikat kyçe që ai pati gjatë gjithë fushatës dhe madje që 2 vjet më parë kur ai e rifilloi garën për rikthim në Shtëpinë e Bardhë që janë ekonomia duke shpallur një emergjencë kombëtare, pra duke e vënë theksin tek ekonomia.

Emigracioni që padyshim përbën elementë thelbësorë në përmbushjen e premtimeve të tij për shkak se mendon se emigracioni është një vatër e veprimtarive kriminale dhe që nuk mund të ketë askush të drejtën të jetojë në SHBA nëse përfshihet në këto aktivitete kriminale.