VIDEO/ Shqiptari Marko Kepi sjell pamjet nga Capitol-i, ja çfarë po ndodh me ceremoninë e inaugurimit të presidentit Trump
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 15:55
Aktivisti, Marko Kepi në një lidhje live nga inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA u shpreh se tani ka ardhur koha që Donald Trump të rregullojë Amerikën edhe botën.
Kepi: Sonte jemi këtu tek inaugurimi i presidentit Donald Trump.
Jemi në pritje të vazhdimit të programit dhe mezi po presim që të bëhet inaugurimi i presidentit më të favorshëm të shqiptarëve, Donald Trump.
4 vitet e fundit, SHBA ka pasur një president që i ka shkatuar shumë dëme si nga imazhi si nga ekonomia SHBA-së, por jo vetëm.
Tani ka ardhur koha që presidenti Trump përveç se të rregullojë Amerikën të rregullojë edhe botën.
Për këtu në Arenë ishte shumë vështirë të merrje bileta.

