Planetet “në rresht”! 7 planetë të dukshëm në qiell gjatë shkurtit. Shkencëtarët: Ja çfarë po ndodh

Pafundësia e saj e bën hapësirën një mister ndaj të cilit njerëzimi do të ketë gjithnjë shumë pikëpyetje. Por ka shumë fenomene që ndodhim atje me yjet, planetët, sistemet që na tregojnë më shumë. Një ndër to pritet të ndodhë brenda 40 ditëve.

Një paradë planetare po vjen. Gjashtë planetë: Venusi, Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani dhe Neptuni janë aktualisht të dukshëm nën qiellin e natës.

Por më 28 shkurt atyre do t'u bashkohet Mërkuri, duke pasqyruar të plotë planetët e sistemit tonë diellor.

Ngjarje të tilla nuk janë thjesht një spektakël për vëzhguesit e yjeve,ato gjithashtu ofrojnë potencialin për të marrë njohuri të reja për galaktikën tonë.

Ata nuk do të jenë saktësisht të rreshtuar, kështu që ata do të shfaqen në një hark përgjatë qiellit për shkak të orbitës së tyre.

Tetë planetët rrotullohen rreth Diellit në të njëjtin plan të sheshtë dhe të gjithë me shpejtësi të ndryshme. Mërkuri, planeti më i afërt me Diellin, e përfundon një orbitë për 88 ditë.

Viti i Tokës, është 365 ditë, ndërsa planetit më larg yllit të shndritshëm, Neptunit i nevojiten 60,190 ditë, ose rreth 165 vjet.

Shpejtësitë e ndryshme të planetëve nënkuptojnë se, me raste, disa prej tyre mund të rreshtohen përafërsisht në të njëjtën anë të Diellit.

Mërkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni janë të gjithë mjaftueshëm të shndritshëm për t'u parë me sy të lirë, ndërsa Urani dhe Neptuni kërkojnë dylbi ose teleskop për t'u dalluar.

Astronomët i përdorin këto raste për të hetuar shumë aspekte të të quajturave ekzoplanete, botë që rrotullohen rreth yjeve të tjerë përveç Diellit