Trishtimi, “i preferuar” në rrjet! Videot melankolike janë më të ndjekurat në internet. Ja arsyeja
Shpesh themi se rrjetet sociale bëhen të mërzitshme për shkak se përmbajtja e tyre është shumë dramatike ose pikëlluese. Në të vërtetë jemi po ne që i ndjekim ato. Por pse ndodh kështu dhe çfarë efekti kanë tek secili prej nesh. Ndiqni materialin.
Njerëzit thonë se nuk duan të shohin gjëra të trishtuara në internet, por realiteti tregojnë të kundërtën. Përmbajtjet më të suksesshme janë ato melankolike dhe melodramatike.
Por pse funksionon kështu?
Ekziston një mënyrë për të fituar ndjekës dhe para në internet: t'i bësh njerëzit të ndiejnë diçka.
Shfaqja e çdo lloj emocioni të fortë zemërimi, trishtimi, neveria apo edhe e qeshura i gozhdon shikuesit.
Kur një imazh i inteligjencës artificiale që tregonte një viktimë imagjinare të uraganit Helene u bë virale në SHBA, shikuesit madje dhe politikanët u përgjigjën u përgjigjen se nuk kishte rëndësi nëse fotografia ishte e rreme ose jo pasi rezononte me njerëzit.
Pra, real ose jo, njerëzit përfshihen emocionalisht me atë që shohin.
Kjo përfshirje shërben si një hapësirë që i lejon njerëzit me interesa të ndryshme por përvoja të ngjashme të shkarkojnë energjinë e trishtimit nga vetja duke menduar se ka të tjerë që përjetojnë të njëjtën ndjesi dhe duke e normalizuar dhimbjen brenda tyre.
Ata përfshihen duke komentuar, duke treguar historitë e tyre duke i bërë share ndjenjat dhe kjo bën që algoritmi të përqendrohet në të tilla aktivitete në rrjet që njihen ndryshe me emrin “sadbait”.

