Ish-banorja e BBVK në lidhje me lojtarin e Kombëtares Shqiptare?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 09:00
Ish banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Vesa Vllasaliu ka zbuluar se prej disa kohësh ka nisur një romancë të re.
Por ditët e fundit në rrjet po komentohet se partneri i saj s’është i panjohur. Në fakt, ai është një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.
Vesa ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me fanellën kuq e zi.
Ndërkohë është vënë re se ata ndiqen në rrjete sociale duke shtuar aludimet, vërtetësinë e të cilave do ta tregojë koha.

