Sot betimi i Donald Trump, emigrantët ilegalë në SHBA përgatiten për skenarin më të keq

Emigrantët në SHBA janë përgatitur për dëbime masive që kur Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në nëntor, por raportet se fokusi i tij fillestar do të ishte në zonën e Çikagos kanë sjellë frike në qytet dhe zonat përreth.

Disa emigrantë ilegalë kanë kanë bërë plane për kujdesin e fëmijëve në rast deportimi dhe kanë instaluar kamera sigurie në dyert e tyre në rast se vijnë agjentët e emigracionit, shkruan Euroneës. Të tjerët janë larguar vullnetarisht.

Administrata e Biden i dha fund praktikës së arrestimeve masive në vendin e punës, të cilat ishin të zakonshme nën administratës së Trump.