Nga shpallja e emergjencës kombëtare për emigracionin, te tërheqja nga marrëveshjet e Parisit për klimën, urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump në ditën e parë si President

Donald Trump pritet të nxjerrë një listë të gjatë urdhrash ekzekutivë në fillim të mandatit të tij të dytë, duke përfshirë veprimet mbi imigracionin, energjinë dhe formën e qeverisë.

Këshilltari më i lartë i Trump për politikën e brendshme, Stephen Miller, u ka dorëzuar ligjvënësve listën me urdhrat, ndërkohë që Trump pritet të betohet nesër.

Do të ketë gjithashtu një sërë veprimesh për të zhbërë urdhrat ekzekutivë të Presidentit Joe Biden.

Detajet e dhëna ligjvënësve ishin të kufizuara dhe këto urdhra ekzekutive të pritshme ka të ngjarë të përballen me sfida të menjëhershme ligjore.

Emigracioni:

• Deklarata e emergjencës kombëtare (kryesisht si mekanizëm financimi).

• Drejtohet zyrtarisht procesi për të rivendosur Protokollet e Mbrojtjes së Migrantëve, të cilat në të kaluarën kanë përfshirë Titullin e diskutueshëm 42.

• Përcaktimi i karteleve si organizata të huaja terroriste.

• Ndalim udhëtimi.

• Një listë veprimesh që në thelb do të sillnin të gjitha direktivat, udhëzimet që ishin në fuqi në fund të mandatit të parë të Trump.

Veprimet e tjera do të fokusohen në:

• Streha Kombëtare e Kafshëve të Egra Arktike të Alaskës.

• Heqja e moratoriumit të gazit natyror të lëngshëm.

• Tërheqja (përsëri) nga marrëveshjet e Parisit për klimën.

• Krijimi i Këshillit Kombëtar të Energjisë.

• Shpallja e emergjencës kombëtare për energjinë.

Forma e qeverisjes:

• Urdhërat në “planin F”, duke i dhënë atij fuqinë për të filluar shkarkimet masive të punonjësve federalë jopartiakë dhe duke i dhënë fund punës në distancë për punonjësit federalë.

• Krijimi zyrtarisht i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, ose DOGE.

• Ligjinë lidhje me diversitetin, barazinë dhe përfshirjen, i njohur si DEI.