Dhuna e rebelëve në Kolumbi, dyfishohet numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga dhuna e lidhur me rebelët në një rajon kyç të trafikut të drogës në Kolumbi, është dyfishuar në 60  deklaroi  të shtunën zëdhënësi  i qeverisë për të drejtat e njeriut.

Zyra e Avokatit të Popullit postoi në mediat sociale se rreth 60 njerëz kanë vdekur dhunshëm, 32 janë rrëmbyer dhe qindra janë zhvendosur për shkak të konfliktit të ditëve të fundit midis Ushtrisë Nacional Çlirimtare të majtë (ELN) dhe Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FAR), tashmë të çmobilizuara.

Rajoni Catatumbo konsiderohet strategjik për trafikun e drogës për shkak të afërsisë me Venezuelën, nga ku grupet e armatosura ilegale eksportojnë kokainë  sipas burimet e sigurisë.

Qeveria e Petros që nga viti 2022 ka ndjekur negociatat e paqes me guerilët e majtë dhe bandat kriminale të themeluara nga ish-paraushtarakët e krahut të djathtë, në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të brendshëm të Kolumbisë.

Zyra e Avokatit të Popullit paralajmëroi se shumë liderë socialë dhe familjet e tyre janë në rrezik të rrëmbimit ose vrasjes për kundërshtimin e ELN-së. Ai i bëri thirrje ELN-së dhe grupeve të tjera të armatosura që të lejojnë ndihmën humanitare në zonë dhe të përfundojnë të gjitha sulmet kundër popullatës.

“Të gjithë liderat janë në rrezik dhe me familjet e tyre, ky konflikt  duhet të përfundojë shumë shpejt”. theksoi avokati.