Armëpushimi në Gaza, Biden: Këtë javë do të lirohen edhe katër pengje izraelite
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 07:48
Një ditë më parë, të dielën u liruan tre pengje izraelite nga Hamasi. Joe Biden ka deklaruar se këtë javë do të lirohen edhe katër gra të tjera izraelite.
Shtetet e Bashkuara, së bashku me Katarin dhe Egjiptin, kishin kërkuar të ndërmjetësonin këtë armëpushim prej muajsh.
Më herët gjatë ditës, Biden foli mbi marrëveshjen e pengjeve dhe armëpushimit në një nga fjalimet e tij të fundit si president i SHBA-së, duke thënë se Lindja e Mesme është “transformuar thelbësisht”.
