OKB: 4 000 kamionë me ushqime hyjnë në Gaza

Agjencia e Kombeve të Bashkuara (UNRWA) deklaroi se ka gati 4 000 kamionë me ndihma humanitare për të hyrë në Gaza, me gjysmën e dërgesave që përmbajnë furnizime ushqimore thelbësore dhe miell.

Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini shprehu optimizëm se sulmet ndaj autokolonave të ndihmave brenda Rripit të Gazës mund të ulen pasi përpjekjet humanitare pritet të intensifikohen.

Ndërkohë, 160 kamionë kanë lëvizur tashmë përmes vendkalimit Rafah në rrugën për në vendkalimin Kerem Shalom, i cili kontrollohet nga Izraeli.

Ai shtoi se në mesin e kamionëve, pesë ose gjashtë të ngarkuar me karburant janë zhvendosur nga Rafah. Transmetuesi nuk tha nëse kamionët tashmë kanë arritur në Gaza.

Hamasi në një deklaratë tha “Ne po ndjekim operacionet e sjelljes së ndihmës dhe ofrimin e ndihmës për popullin tonë me çdo gjë që është e nevojshme”.