VIDEO/ Ishin aty për rreth një vit, momenti kur tanket izraelite tërhiqen nga Rripi i Gazës
Është publikuar video e momentit të tërheqjes së tankeve izraelite nga Rripi i Gazës.
Automjetet e blinduara ishin aty për rreth një vit dhe u larguan mbrëmë përpara marrëveshjes së armëpushimit, e cila ishte planifikuar për në orën 8:30 të mëngjesit të sotëm, por u vonua sepse Hamasi nuk kishte dhënë listën e pengjeve që do të lironte.
Më në fund, armëpushimi filloi me tre orë vonesë, përkatësisht në orën 11:15 pasi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi se Izraeli kishte marrë zyrtarisht listën e pengjeve që do të liroheshin sot në orën 16:00.
“Merkava” Mark 3/4 Main Battle Tanks, “Namer” Armored Personnel Carriers, “Puma” Armored Engineering Vehicles, and Caterpillar D9 Armored Bulldozers with the 432nd Infantry Battalion of the Givati Brigade, seen withdrawing last night from the Gaza Strip, after fighting against… pic.twitter.com/ILHSRAOzOM
— OSINTdefender (@sentdefender) January 19, 2025
