Jeta e vështirë e Vehap Totës në Kamëz: Më ndihmoni të jetoj me dinjitet!
Në Kamëz, 23-vjeçari Vehap Tota jeton në kushte të vështira, pa dyer dhe dritare, duke luftuar çdo ditë për të mbijetuar. Me ëndrra për një jetë më të mirë, ai mbledh kanaçe për të siguruar bukën e gojës ndërsa kërkon ndihmë dhe mundësi për të jetuar me dinjitet, si çdo të ri tjetër.
Ky është Vehap Tota, 23 vjeç, i cili së bashku me familjen jetojnë në këtë ndërtesë pa dyer e dritare rrugën “Paqësori” në Kamëz. Në mes të acarit të dimrit, kur temperatura janë tejet e ult ai ndez zjarr për të siguruar të thyer sado pak të ftohtin.
përballet çdo ditë me vështirësitë e jetës, një luftë për mbijetesë që duket e pamundur për t'u fituar.
Vehapi, me ëndrra të mëdha që mbushin shpirtin e tij, ka kaluar një fëmijëri të vështirë.
Tregon se ka bërë vetëm tre klasa shkollë, dhe nuk di të shkruajë e as të lexojë. Një pjesë e madhe e ditëve të tij kalojnë duke mbledhur kanaçe për të siguruar bukën e gojës.
E megjithatë, ai nuk humb shpresën për një jetë më të mirë.
çdo ditë për të është një betejë për të mbajtur veten në këmbë. Ai kërkon shpresë dhe ndihmë nga çdo kush si një mundësi për të jetuar një jetë si të gjithë të tjerët, me dinjitet e pa vuajtje.

