Manastirliu: Pasurim bibliotekave të shkollave me libra të rinj
Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon zbatimin e programit për pasurimin e të gjitha bibliotekave të shkollave me libra artistikë.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, tha sot se “mbështetja jonë për të nxitur leximin do të vijojë duke i pasuruar bibliotekat shkollore, vit pas viti me libra të rinj, që çdo nxënës të ketë mundësinë të zgjerojë horizontet e dijes”.
“Një nga hapësirat më të veçanta në shkollat tona është biblioteka ku gjithmonë takohem me nxënës të pasionuar pas leximit dhe dijes, me të cilët ndaj ide e mendime për libra dhe autorë shqiptarë dhe të huaj”, tha Manastirliu në një postim në rrjete sociale.
Në dhjetor të vitit të kaluar nisi shpërndarja e 20 mijë librave në bibliotekat shkollore për të pasuruar, por mbi të gjitha për të nxitur pasionin për leximin.
