Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet e Imunitetin, Spiropali: Miratuam ndryshime në rregullore që fuqizojnë efektivitetin e Kuvendit

Kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, me anë të një postimi në X shkruan se sot është mbajtur mbledhja e parë për këtë vit e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Spiropali nënvizon se sot është hedhur një hap i rëndësishëm për të fuqizuar më tej integritetin dhe efektivitetin e Kuvendit, duke miratuar me unanimitet ndryshime në Rregullore.

Ndryshimet në Rregullore kanë të bëjnë me vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe kontrollin Post-Legjislativ.

“Në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, hodhëm një hap të rëndësishëm për të fuqizuar më tej integritetin dhe efektivitetin e Kuvendit, duke miratuar me unanimitet ndryshime në Rregullore për

✅Vlerësimin parandalues të korrupsionit dhe;

✅Kontrollin Post-Legjislativ.

Duke filluar nga ky sesion, këto mekanizma bëhen pjesë integrale e procesit tonë ligjvënës, duke forcuar kështu transparencën, duke sfiduar çdo influencë të papërshtatshme në ligjbërje dhe së fundmi duke garantuar jo vetëm ligje të miratuara, por edhe të zbatuara me efektivitet”, shkruan Spiropali.