Spiropali në Këshillin e Fuqisë së Butë në Londër, Shqipëria merr vlerësimet më të mira

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë sot si e ftuara e nderit në pritjen e organizuar në Londër nga Këshilli i Fuqisë së Butë.

Në këtë pritje, Spiropali u takua me Sekretarin e Shtetit për Punët e Jashtme, Bashkësinë e Komonuelthit dhe Zhvillimin në Mbretërinë e Bashkuar, David Lammy, me Sekretaren e Shtetit për Kulturën, Mediet dhe Sportin, Lisa Nandy dhe me personalitete të larta shtetërore, diplomatë dhe përfaqësues të shquar të kulturës dhe sportit.

Në këtë pritje morën pjesë si të ftuar të veçantë diplomatë dhe përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme, gazetarë, artistë, sportistë, si edhe liderë të industrisë kreative.

Gjatë kësaj mbrëmjeje qeveritarët dhe personalitetet e shquara të jetës shoqërore të Mbretërisë së Bashkuar shprehën vlerësimet më të mira për arritjet e Shqipërisë, zhvillimet e vrullshme si një destinacion tërheqës dhe me potencial të jashtëzakonshëm turistik, kreativ e zhvillimor.

Këshilli i Fuqisë së Butë në Londër, koordinohet nga ish-ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King-Smith.