Rama dhe Koçiu inspektojnë punimet në spitalin e Kardiokirurgjisë në QSUT, ministrja: Përfundon në qershor
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu inspektuan spitalin e Kardiokirurgjisë në QSUT, i cili do t’i shtohet zinxhirit të strukturave të reja me kushte dhe teknologji të fundit.
Ministrja Koçiu tha se godina është me katër kate ndërsa pritet që punimet të përfundojnë në qershor të këtij viti.
Ajo shtoi gjithashtu se punimet po zhvillohen edhe në Spitalin Psikiatrik dhe së shpejti, me buxhetin e vitit 2025, do të nisë rikonstruksioni edhe në atë të djegie plastikës.
“Është një nga kantieret brenda QSUT.
Aktualisht janë duke u zhvilluar punimet edhe në spitalin psikiatrik dhe me buxhetin 2025 do të fillojmë edhe në spitalin e djegie plastikës.
Ky është investim i rëndësishëm duke konsideruar që të dy shërbimet janë të nivelit kombëtar dhe marrin shërbimin kryesor jo vetëm pacientët e Tiranës por edhe nga rrethet.
Është godinë në 4 kate.
Në të parin kemi shërbimet që ofrohen për studentët dhe stafin pedagogjik për ngritjen e kapaciteteve të tyre si edhe logjistika teknik.
I dyti ka të bëjë me shërbimin e kirurgjisë vaskulare, në katin e tretë kemi bllokun operator me shtim sipërfaqesh”, u shpreh ministrja.
