Papa Françesku pret në takim kryegjyshin e Bektashinjve, Baba Mondin! Gazetari: Ati i Shenjtë bekoi krijimin e shtetit sovran Bektashi

Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Dedë Baba Mondi është pritur nga ati i Shenjtë, Papa Francesku në një takim të mbajtur në selinë e shenjtë në Vatikan.

Gazetari Ferdinand Samarxhi, i cili ka qenë pjesë e takimit informoi se Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e shtetit sovran Bektashi. Bashkarisht firmosën dokumentin mbi vëllazërinë njerëzore të Abu Dabit.

Papa Françesku pret në takim kryegjyshin e Bektashinjve, Baba

Samarxhi nga Vatikani njofton: "Takim Historik i Atit të Shejtë, Papa Françesku me Kryegjyshin Botëror, Shejtërinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Papa Françesku uroi dhe bekoi krijimin e Shtetit të ri Sovran Bektashi. ai tha: Nismë e bukur të cilën e bekoj! Dhe firmosën bashkarisht dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore të AbuDabit".