Kosova nesër në fushatë për 9 shkurtin, gazetari Isufi: Ja situata politike në vend. Sanksionet ndaj Serbisë, të drejta

Kosova futet këtë të shtunë zyrtarisht në fushatë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Gazetari Venhar Isufi në një lidhje me skype për “Ora News” solli një panoramë të situatës politike dhe problematikave të para të hasura në organizimin e procesit zgjedhor.

Lidhur me sanksionet e fundit të Perëndimit ndaj Serbisë, Isufi theksoi se ky është një vendim i drejtë.

“Sepse këto kompani të gjitha fitimet e tyre kanë shkuar tek kompania serbe të cilat kanë shkuar për llogari të Gazpromit rus.

Në këtë kuptim janë sanksione shumë serioze, dhe tashmë Vuçiç është vënë në një pozitë shumë të rëndë, i cili është një vendim që vjen dhe pas protestave masive atje.

E në këtë situatë Kosova duhet të bëjë shumë kujdes, pasi mund të ketë dhe agravim të reagimit serb në Kosovë.

Sa i përket zgjedhjeve shikojmë ende figura politike që kandidojnë sërish edhe pse janë të aluduar për implikime të tyre në krime apo korrupsion”, u shpreh Isufi.

NDIQNI RAPORTIMIN E PLOTË NGA KOSOVA TË GAZETARIT VENHAR ISUFI PËR “ORA NEWS”