Berisha: Qeveria e Kurtit ka vepruar vetëm me gjuhë elektorale, ne i kemi gati objektivat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 19:15
Hisen Berisha, deputet i PDK-së në Kosovë u shpreh ne Ora News se qeveria në Kosovës gjatë qeverisjes së saj ka vepruar dhe folur me një gjuhë elektorale.
Berisha: Në realiteti qeveria për gjatë gjithë këtyre viteve qeverisje në çdo qëndrim të saj ka pasur një gjuhë elektorale. Për çdo dështim dhe shkelje ligjore, është munduar që të arsyetohet se është bërë më herët kështu dhe prandaj nuk po bëjnë hatanë.
Çdo gjë që është bërë është bërë e ekzagjeruar në raport me atë që është real në terren. Faktikisht ka pasur një karakter elektoral. Ne si subjekt politik jemi pajisur me objektivat dhe programet që do të arrijnë në legjislaturën e ardhshëm në Kosovë.