EMRI/ U kap me armë në banesë, 71-vjeçari i dënuar në Gjermani pasi vrau një shqiptar: I frikësohem hakmarrjes

Vladimir Këndella i arrestuar nga efektivët e komisariati nr 4 pasi u kap me armë zjarri, ka dëshmuar në polici.

71 vjecari është shprehur se armën e zjarrit e mban gjithmonë me vete pasi në të kaluar ka pasur probleme hasmërie.

Sipas tij në Gjermani ka kryer një vrasje për hakmarrje gjë për të cilën e ka përfunduar dënimin e tij.

Pas përfundimit të dënimit ai kishte pak vite që ishtë shpërngulur në Tiranë e ndërsa shprehet se i druhej frikës së hakmarrjës.

Burime për gazetarin e Ora News Edison Vatnikaj bëjnë me dije se në shtetin gjerman ka vrarë një shtetas shqiptarë.