Aksident i rëndë në Lezhë/ ‘Audi’ humb kontrollin dhe merr para 5 mjete të parkuara, plagoset shoferi (FOTO)

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë, pranë varrezave të dëshmorëve.

Një automjet tip 'Audi' ka humbur kontrollin rreth orës 1:30 dhe ka përplasur makinat e parkuara, duke dëmtuar 5 automjete.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i 'Audit', i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shpejtësia e 'Audit' ka sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen me mjetet e parkuara.