ÇFARË PO NDODH? Jo vetëm në Itali, shënohen lëkundje tërmeti edhe në Malin e Zi, epiqendra dhe magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2025, 10:53
Një tërmet i magnitudës 3,6 i shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Malin e Zi.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, epiqendra ka qenë 7 kilometra në veriperëndim të Budvës, 41 km larg Podgoricës.
Thellësia e tërmetit, që ra saktësisht në orën 9:18, ishte 10 km.

Kujtojme se një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua sot në orën 02:42 të mëngjesit në veriperëndim të Friuli Venezia Giulia, në provincën e Udines.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë tërmeti kishte një hipoqendër shtatë kilometra të thellë dhe një epiqendër tre kilometra nga komuna e Ampezzo.

