Meloni pret në takim Zelenskyy-n në Romë, kryeministrja italiane: Do të vazhdojmë të ofrojmë mbrojtje legjitime të Ukrainës dhe popullit ukrainas
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni u takua të enjten mbrëma me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, në ndërtesën e qeverisë së Romës, Palazzo Chichi.
Sipas një deklarate nga qeveria italiane, Meloni shprehu solidaritetin e saj për viktimat e bombardimeve të fundit ruse.
Meloni përsëriti mbështetjen e plotë që Italia ka ofruar dhe do të vazhdojë të ofrojë për mbrojtjen legjitime të Ukrainës dhe popullit ukrainas, në mënyrë që Kievi mund të jetë në pozicionin më të mirë të mundshëm për të ndërtuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Më herët, përfaqësuesi i Zelenskyy kishte nënvizuar se temë e takimit do të jenë edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe konferenca ndërkombëtare për rimëkëmbjen e Ukrainës, e cila do të mbahet në Romë korrikun e ardhshëm. Nesër të premten, presidenti ukrainas do të takohet me homologun e tij italian Sergio Mattarella.
