Bytyçi: Musk po përpiqet të ndërhyjë në politikat e shteteve, po fuqizohen partitë ekstreme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 21:21
Seb Bytyci, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare u shpreh se Musk po përpiqet për të pasur pushtet politik dhe është në linjë me përfshirjen në SHBA dhe në shtete të tjera.
Bytyçi: Është përpjekje për të pasur pushtet politik dhe është në linjë me përfshirjen në SHBA dhe në shtete të tjera. Edhe ndërhyrjet në Gjermani janë në përputhje me shtet e tjera. Duhet të kemi parasysh se Musk është i përfshirë në biznes me shumë shtete, sidomos me veturat në Kinë.
Kina është konkurrent kryesor me Gjermaninë në raport me veturat elektronike. Kemi parasysh edhe blerjen e Twitterit ku mes financuesit janë edhe nga Rusia apo shtete të tjera diktatoriale, çka na bën t’i kuptojmë më mirë këto qasje të Musk dhe partive ekstreme.
